Francezët protestojnë edhe në ditën e gjashtë, flakë gjithandej

22 mars 2023 | 09:00

Për të 6-tën natë radhazi, mijëra francezë, në Paris dhe qytete të tjera dolën në rrugë, për të protestuar kundër miratimit të reformës së pensioneve, shndërruar tashmë në ligj.

Protestuesit i vunë zjarrin gjithçkaje gjetën në rrugët e kryeqytetit Paris, nga biçikleta e motorë deri tek kazanët e plehrave. Nga sheshi i Republikës e deri tek Pallati i Bastijës, mijëra vetë u përballën me policinë që përveç gazit lotsjellës, nisi edhe arrestime, teksa dhjetëra persona u ndaluan për sjellje vandale e dhunë apo shkatërrim prone private.

24 orë më parë, presidenti Macron i mbijetoi me vështirësi 2 mocioneve të mosbesimit, kërkuar nga opozita, për shkak të legjiclacionit të ri të sistemit të pensioneve, që ka shkaktuar këtë valë pakënaqësie e protestash në të gjithë vendin.

Protestuesit e kanë paralajmëruar shefin e Elize, se nëse nuk tërhiqet nga kjo reformë, do të përballet me protestat e grevat më të forta që do të lëkundin pushtetin e autoritetin e tij, edhe më shumë se protestat e jelek-verdhëve, 4 vite më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imazhe nga një e kaluar e afërt që kthehen në…