Frank Lampard pas rikthimit te Chelsea: Ky është klubi im  

06 prill 2023 | 15:07

Frank Lampard është zyrtarizuar si trajneri i përkohshëm i Chelseat deri në fund të sezonit. Ish-mesfushori anglez ka folur për herë të parë pas këtij zyrtarizimi duke shprehur kënaqësinë që është rikthyer në klubin e Chelseat.

“Ky është klubi im. Unë kam shumë emocione ndaj këtij klubi. Unë jam gjithashtu një person praktik. Unë kam qenë në një rrugë tjetër që kur u largova nga Chelsea, por për t’u rikthyer në një kohë kur klubi më ka kërkuar, me besimin ese mund të ndihmoj deri në fund të sezonit, jam i kënaqur që e kam këtë mundësi. Jam person që kam besim në veten time. Kam punuar me shumë lojtarë më parë. E kuptoj se çfarë duan tifozët e Chelsea dhe do të bëj maksimumin për t’u dhënë atyre atë që duan”, ka thënë Lampard.

“Klubet më të mira kanë skuadra të mëdha. Ti duhet të bësh çdo lojtar të ndihet i përfshirë. Të jesh këtu në një afat të shkurtër është pozitive sepse të gjithë mund të kenë një listë të pastër. Ata lojtarë do të shtyjnë njëri tjetrin dhe unë do të përpiqem ta menaxhoj këtë. Për sa i përket shënimit të golave, ju mund të punoni për ta futur ekipin në një zonë dominuese të fushës. Unë do të punoj me lojtarët në terrenin stërvitor. Shënimi i golave ishte një pjesë e madhe e lojës sime”, ka shtuar Lampard

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish lideri opozitar serb, Vuk Drashkoviq përmes një teksti autorial…