“Froni i Shpatave” kërkon rekorde të reja në “Emmy”

22 shtator 11:34

Sezoni final i Fronit të Shpatave ka ndarë fansat por jo çmimet “Emmy”.

Plot 32 kandidatura për mini-sezonin e fundit të sagës fantazi, që ka thyer rekordin për sa i takon numrit të nominimeve në një vit të vetëm.

Me 57 çmimet “Emmy” të fituara gjatë viteve, “Froni i Shpatave” ka marrë titullin e serisë më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Ceremonia e ndarjes së cmimeve do të mbahet mbrëmjen e të dielës në nju jork.

E ndërsa triumfi si seria më e mirë dramatike duket tashmë i sigurt, në kategori të tjera ka më shumë rivalitet. “This is Us dhe Killing Eve”, janë po ashtu në garë për shumë çmime “Emmy”.

Shumë sy janë drejtuar edhe nga seria komike “The Marvelous Mrs.Maisel”  me 20 nominime dhe miniseria “Chernobyl”  me 19 nominime.

Pasi janë ndeshur në ekranin e vogël me betejën finale, aktorët janë gati të luftojnë edhe për çmimet “Emmy”, Alfie Allen, Theon Greyjoy i “Fronit të Shpatave” është në garë për çmimin e aktorit më të mirë protagonistë.

Por ka jo pak rivalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter, i kanë dhënë fund lidhjes…