Fshati Kuqicë bëhet me ujë të pijshëm

06 maj 2021 | 16:08

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se banorët e fshatit Kuqicë, brenda një muaji e gjysmë do të bëhen me ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.

“Këtë premtim ua kam dhënë vitin e kaluar qytetarëve të këtij fshati dhe sot bashkë me asamblistë, drejtorë e zyrtarë komunal vizituam këtë fshat të bukur me rastin e fillimit të projektit të instalimit të kyçjeve individuale të financuar nga komuna jonë. Nuk do të ndalemi me kaq, brenda këtij muaji do të fillojmë me instalimin e ujësjellësit edhe në Llaushë, Burojë e Aqarevë, për të vazhduar me pas brenda këtij viti edhe në fshatrat e bashkësisë lokale të Likocit e Rezallës”, ka thënë kryetari Jashari.

Ai ka thënë se brenda mandatit të tij qeverisës do të bëjë me ujë të pijshëm 25 fshatra të kësaj komune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtoresha e USAID-it për Kosovë,…