FSK-ja realizoi forumin e nënoficerëve të lartë

20 dhjetor 2023 | 16:15

Të mërkurën ka përmbyllur punimet forumi i nënoficerëve të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ky forum ka bërë bashkë nënoficerët e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga të gjitha njësit dhe të partnerëve strategjik.

Me qëllim të zhvillimit dhe avancimi të korit të nënoficerëve të FSK-së, shkëmbimin e eksperiencave në mes nënoficerëve të FSK-së, dhe partnerëve, pjesë e këtij forumi kanë qenë rreshtermajori (RrM) i Komandës Regjionale të Lindjes RrM Jeffrey M. Stewart, RrM Marian Horvat nga NALT dhe rreshterë-majorët e njësive të FSK-së, drejtuar nga rreshtermajori i FSK-së Bedri Zuka.

Forumi është hapur nga shefi i stafit të FSK-së, gjeneralbrigade Ilir Qeriqi, ku me këtë rast ka theksuar se ngritja dhe avancimi i korit të nënoficerëve në çdo ushtri ka një rëndësi të veçantë.

Ai gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë FSK-së, në këtë drejtim, duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e nënoficerëve të lartë të FSK-së, për përkushtimin e tyre në avancimin e korit të nënoficerëve me standardet e vendeve partnerëve të FSK-së.

Me fokus Gardën Kombëtare të IOWA-s që ka ndihmuar në vazhdimësi këtë proces, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe koordinimit të objektivave të përbashkëta, arritjes së standardeve të kërkuara për zhvillimin e korit të nënoficerëve dhe rolit që nënoficerët kanë në përmbushjen e misionit të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bombarduesit amerikanë me rreze të gjata veprimi kryen stërvitje të…