Ftohtë, reshje shiu dhe bore, si pritet të jetë moti nesër

13 prill 2021 | 23:30

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë, me erëra të ftohta veriore. Vende-vende dhe herë pas here priten reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshje pak më intensive dhe më afatgjata priten në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më i ftohtë se ditëve të kaluara. Vende-vende priten reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje lokale bore.

Të enjtën dhe të premten na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në disa rajone priten riga shiu ose fjolla dëbore. Netët dhe mëngjeset pritet të jenë të ftohta dhe me mundësi për ngrica në viset tona kontinentale. Ditët pritet të jenë të freskëta. Të premtën pak më ngrohtë.

Për fundjavë priten vranësira të reja të dendura të cilat herë pas here pritet të na sjellin reshje të reja shiu. Në viset malore reshje bore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Algat Spirulina me ngjyrë te gjelbert-blu mund të parandalojnë seriozisht…