Fundjava e ligave evropiane, sonte luan Mallorca e Muriqit

28 tetor 2022 | 11:29

Futbolli evropian do të vijojë edhe në këtë fundjavë me ndeshjet kampionale në top pesë ligat evropiane.

Sonte, më fillim nga ora 21:00, Mallorca e Vedat Muriqit do të jetë nikoqire e Espanyolit në La liga.

Shtatlarti nga Kosova do të tentojë ta vijojë formën e mirë në këtë sezon, ku ka realizuar pesë gola në nëntë ndeshje.

Kundërshtari i skuadrës së tij, Espanyol, gjendet në pozitën e 14, dy vende më poshtë sesa Mallorca.

Anipse ky nuk mund të jetë indikacion se vendasit janë favoritë të sfidës, vendosja nga minuta e parë e Muriqit është një bonus shtesë.

Fitorja eventuale do ta ngjiste Mallorcan, të paktën përkohësisht, në pozitën e 11.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike…