Funksionalizohet objekti i shkollës së parë shqipe në Ferizaj “Ismail Qemali”

16 prill 2024 | 11:52

Pas restaurimit nga Ministria e Kulturës, objekti i shkollës së parë shqipe në Ferizaj “Ismail Qemali” po funksionalizohet.

Gjatë ditës së djeshme është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes MKRS dhe Komunës së Ferizajit që ky objekt që tashmë është pjesë e trashëgimisë kulturore të jetë në shërbim të shkollës së mesme “Çesk Zadeja”, dega e arteve figurative aplikative.

Ministria e Kulturës po ashtu ka ndarë 20 mijë euro për sigurimin e inventarit dhe rekuizitave muzikore dhe artistike në funksion të shkollës.

Në ambientet e rinovuara të shkollës, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore gjithashtu ka hapur një ekspozitë me fotografi të objekteve që janë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendësministrja Daulina Osmani, u.d sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Xheladin Krasniqi, kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, këshilltarja e lartë, Nora Arapi Krasniqi dhe përfaqësues të institucioneve ë trashëgimisë kulturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli Kim Kardashian, pozoi në linjën e saj të re…