Fuqizohen dy marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

15 dhjetor 2017 | 12:51

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), bëri të ditur se në vitin 2017 kanë hyrë në fuqi Marrëveshje të reja për shmangien e tatimit të dyfishtë, si dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.

“Marrëveshjet janë në mes të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kroacisë. Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është e zbatueshme që nga muaji janar 2017, ndërsa Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Kroacisë, do të jetë e zbatueshme që nga muaji janar 2018”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, qëllimi i marrëveshjes është që të sqarojë, të standardizojë dhe të konfirmoj situatën fiskale të tatimpaguesve, përmes zbatimit të zgjidhjes së përbashkët nga të gjitha shtetet në rastet identike të tatuarjes së dyfishtë, për tatimpaguesit të cilët janë të angazhuar në aktivitete biznesore, industriale, financiare dhe aktivitete të tjera në shtete të tjera.

“Marrëveshja aplikohet ndaj tatimeve direkte mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin në secilin shtet kontraktues, duke përfshirë edhe listën e tatimeve kryesore ndaj të cilave zbatohen dispozitat e Marrëveshjes. Në rastet kur dispozitat e Marrëveshjes bien në kundërshtim me dispozitat e Legjislacionit vendor, dispozitat e Marrëveshjes kanë përparësi”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat turke kanë raportuar se është arrestuar një i dyshuar…