Fushata “Pusho Shqip” në Kosovë, model për bizneset shqiptare

20 tetor 2020 | 14:24

Rreth 60 pushues nga Shqipëria këto ditë po qëndrojnë në Kosovë, të cilët do t’i vizitojnë edhe disa nga vendet tursitike dhe historike në Kosovë.

Ardhja e tyre është duke i paraprirë fushatës “Pusho Shqip”, ndërmjet të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë e cila është prezantuar ditë më parë nga ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Lidhur me këtë Arjol Haxhillari i cili është administrator në resorin “Fafa”, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se me gjithë stafin e tyre kanë vendosur që të bëjnë një vizitë në Kosovë dhe të jenë model edhe për bizneset tjera në Shqipëri. “Ne djem jemi nisur dhe jemi ndalur fillimisht në Prizren për të vazhduar pastaj me një drekë në Luginën e Prevallës dhe u kthyem në Prishtinë. Pas një pritje të ngrohtë nga ambasadori shqiptar Qemajl Minxhozi dhe Ruzhdi Kurtishaj dhe pas pritjes që na është bërë në Prishtinë, kjo vizitë është fantastike”, ka thënë Haxhillari.

No description available.

Ai tutje ka vazhduar që turin e vizitës së tyre do ta vazhdojnë në Prekaz dhe në Pejë.

“Ne do ta vizitojmë Prekazin legjendar, pastaj dhe Pjesën dhe Dukagjinin. Për mua personalisht s’është hera e parë që e vizitoj Kosovën, por për pjesën tjetër të stafit po. Andaj, të gjithë jemi të entuziazmuar me gjallërinë e jetës që është në Kosovë dhe më mirëpritjen vëllazërorë që na bëhet. Pra ky ekskursion pos një kthim borxhi për qytetarët e Kosovës të cilët s’na braktisën edhe pse u përballëm me pandeminë, po ashtu do të shërbej edhe si model për bizneset tjera”, u shpreh ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren…