Fushata zgjedhore mbetet 30 ditë, KQZ-ja kërkon respektimin e masave kundër Covidit

14 shtator 2021 | 15:27

Periudha e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit mbetet 30 ditë.

Kështu ka bërë me dije kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

“E shoh të nevojshme që t’i adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore. Siç e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, andaj i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe t’i mbahen rregullave të KQZ-së. Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”, ka thënë Radoniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS po bën të gjitha përgatitjet në terren për stinën…