Fushatën e hap më 17 shtator, zgjedhjet mbahen më 17 tetor, kërkon votën për numrin 17

17 shtator 2021 | 15:05

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për asamblenë komunale në Prishtinë, Muhamet Selmani, ka hapur sot, më 17 shtator, fushatën për zgjedhje lokale të 17 tetorit.

Selmani në listën e PDK-së mban numrin 17, ndërsa PDK-ja ka numrin 177.

“Sot 17 shtator, hapja e fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021. Gjithçka po fillon dhe po lidhet me numrin 17,  e edhe unë nuk mundem të i largohem numrit 17.  Ju faleminderit të gjithëve që po më përkrahni dhe mbështetni kandidaturën time dhe numrin 17. Respekt e vikend të mirë”, ka shkruar Selmani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka folur pas humbjes 1-0…