Fushë Kosova së shpejti me furnizim 24 orë me ujë

05 mars 2019 | 15:34

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës se ka filluar ekzekutimi i punimeve në vendosjen e tubit i cili shumë shpejtë do t’i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, zëvendëskryeshefi Kujtim Xhelili dhe shefi i njësisë operative të Fushë Kosovës, Remzi Llumnica, kanë vizituar për së afërmi punimet që po zhvillohen atje. Abdullahu ka thënë se ndjehet i gëzuar që më në fund edhe konsumatorët e Fushë Kosovës do të kenë ujë të pijshëm pa ndërprerë. Ai pret nga konsumatorët që në të ardhmen të bëjnë pagesa të rregullta për shërbimet e ofruara dhe shpenzim racional të ujit të pijshëm.

“Tubi është me diametër fi 630 mm dhe me një gjatësi prej 2.2. km,  ku uji fillestar do të merret nga fabrika e trajtimit të ujit në ‘Shkabaj’. Punëkryesi i këtij projekti është kompania ‘Alfa i’ të cilët përgjatë një muaji kanë bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme teknike në rezervuarin e Shkabajve, ndërsa sot ka filluar me vendosjen e tubave”, ka thënë Abdullahu.

Kostoja financiare e këtij projekti ka vlerën 378 mijë euro. Projekti pritet të përfundojë në fund të muajit prill të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar Dugolli Pas rënies heroike të komandantit të UÇK-së, Adem…