Futbolli gjerman në krizë, Federata kërkon ndihmë nga shteti

05 prill 2020 | 12:27

Koronavirusi tashmë është shndërruar në një “luftë” të frikshme për gjithë botën. Pandemia përveçqë ka detyruar federatat ta ndërprenë kampionatet, ajo tashmë ka sjellë një krizë të jashtëzakonshme tek klubet ku shumë prej tyre rrezikojnë është të shuhen.

Njëri nga shtetet më të fuqishme në botë, e cila ka një nga kampionatet më të forta Gjermania, po përballet me një krizë të madhe.

Zëvendës presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Rainer Koch, ka kërkuar ndihmë nga qeveria për t’i shpëtuar 25 mijë klube amatore në Gjermani.

“Ato duhet siguruar për ekzistencën e tyre. Kjo është arsyeja e thirrjes sonë të qartë: Politika, shteti dhe autoritetet lokale duhet të intervenojnë për të mbështetur. Vetëm, asnjë organizatë jo-profitabile nuk do të mbijetojë”, u shpreh Koch për mediat gjermane.

Sipas këtij të fundit, është në duar të shtetit dhe politikave të shtetit për ta ndihmuar futbollin gjerman që ta kalojë këtë fazë të vështirë.

Ndryshe, dje u raportua se si katër klubet e madhe gjermane: Bayern Munich, Borussi Dortmund, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig mblodhën një fondë solidar prej 20 milionë euro për të ndihmuar klubet kundërshtare në Gjermani që po kalojnë krizë financiare.

UEFA e FIFA ende nuk ka ndarë ndonjë fond për t’i ndihmuar klubet elitare, kështu që duket se tashmë është në dorë të qeverive të shteteve t’i ndihmojnë klubet e tyre, ndryshe situata mund të bëhet shumë e keqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar të…