Futbolli kosovar rikthehet, sot zhvillohen katër ndeshje në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

04 shkurt 2023 | 10:23

Pas një pauze thuajse dy mujore, futbolli kosovar rikthehet në aksion.

Sezoni pranveror fillon me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ku sot në program janë katër ndeshje për tu zhvilluar.

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luaj në udhëtim te Liria, në një ndeshje që gjykohet nga Gramos Shala.

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani do të ketë punë me skuadrën A&N në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feronikelit dhe Trepçës ’89 që zhvillohet në Drenas.

Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme është ai mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë. Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë u zhvillua përballja mes Olimpia Milanos dhe Crvena Zvezdas…