Ndërron jetë legjenda e futbollit Fadil Vokrri

09 qershor 2018 | 10:58

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas një komplikimi shëndetësor.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja.

Por gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.

Gazeta “Epoka e re” i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë miqve e dashamirëve të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar një plan për të shpenzuar…