Futbolli në Turqi rifillon më 12 qershor

28 maj 22:00

Federata Turke e Futbollit (TFF), ka njoftuarm se është konfirmuar 12 qershori si rifillimi i kampionatit.

Këshilli i Administrimit ka vlerësuar edhe mundësinë për të anuluar rëniet nga kategoria, gjithashtu është pranuar aplikimi i pesë zëvendësimeve.

Shtatë klube kishin kërkuar të anulohej rënia nga kategoria për këtë sezon, por Këshilli i Administrimit, pasi ka vlerësuar kërkesën ka vendosur ta mohojë diçka të tillë, duke nënvizur se FIFA dhe UEFA kërkon që ekipi kampion dhe ato që do të bien nga kategoria të vijnë pas rezultateve sportive.

Kampionati do të nisë me javën e 27-të, Goztepe-Trabzonspor dhe Fenerbahçe-Kajserispor. Po ashtu është njoftuar dhe rifillimi i Kupës së Turqisë, me ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve: Fenerbahçe-Trabzonspor do të luhet më 16 gusht dhe Alanjaspor-Antaljaspor do të luhet më 18 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate e ka vlerësuar të pa precedent për shoqëritë…