Futbollisti i Lazios: Kam frikë nga koronavirusi

08 prill 2020 | 14:55

Françesko Açerbi është një nga lojtarët që nuk e ka pasur aspak të lehtë jetën e tij, pasi ka kaluar shumë vështirësi.

Mbrojtësi italian ia ka dalë të mposhtë dy herë kancerin, duke treguar edhe njëherë mbi forcën dhe besimin që ai ka. Në një prononcim të dhënë së fundmi, lojtari është shprehur se nuk ka aspak frikë nga Koronavirusi, në krahasim me ato që ai ka kaluar në jetën e tij.

“Ne nuk duhet të nxitojmë dhe duhet të respektojmë rregullat e vendosura. Është më mirë që të qëndrojmë në shtëpi edhe një javë më shumë sesa të dalim shpejt dhe të vuajmë pasojat për muajt e tjerë. Mezi po pres të rikthehem në fushë, për të luajtur me shokët e skuadrës. Fitimi i titullit me Lazion do të ishte diçka fantastike, por shëndeti është më i rëndësishëm se gjithçka. Përparësia është të dalim nga kjo situatë e vështirë. Unë e di që do e kaloj këtë situatë pa probleme, duke ditur që dy herë kam triumfuar ndaj kancerit. Unë e di se çfarë do të thotë të përballesh me probleme. Mund të dukem si njeri pa ndjenja, por nuk kam frikë nga Koronavirusi”, u shpreh Açerbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas anulimi të “Eurovisionit” për këtë vit, për shkak të…