Futbollisti spanjoll si Suarezi, ‘kafshon’ futbollistin kundërshtar

25 nëntor 2019 | 22:45

Një incident i çuditshëm u regjistrua në derbin e Paraguait mes Olimpias dhe Cerro Portenos që përfundoi me fitoren 4-2 të Olimpias, teksa të 4 golat u shënuan nga ish-sulmuesi i Bayernit, Roqe Santa Cruz.

Në minutën e 82-të të ndeshjes, futbollisti spanjoll, i cili ka qenë pjesë e Atletico Bilbaos, Fernando Amorebieta, u bë protagonist negativ i sfidës, teksa kafshoi në kokë futbollistin kundërshtar, Nesto Kamaço.

Ai u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga gjyqtari, ndërkohë që rasti është i ngjashëm me atë të ndodhur disa vite më parë mes Suarez dhe Chiellinit, kur sulmuesi uruguaian kafshonte mbrojtësin italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i së hënës e ka zbardhur Prishtinën me ajër…