Futsall: Drenica do titullin, Prishtina 01 duelin e tretë

09 qershor 2026 | 12:16

Drenica do të shpallet kampione e këtij sezoni në Superligën e futsallit apo Prishtina 01 do ta barazojë serinë duke siguruar duelin e tretë?

Kjo mbetet të shihet sot në mbrëmje kur këto dy skuadra do të përballen në ndeshjen e dytë të serisë finale të “play-offit”.

Përballja Prishtina 01 – Drenica, luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet me fillim nga ora 20:00 kurse spektakli do të jetë i garantuar.

Krahas atmosferës në tribuna, në parket do të ketë rivalitet të fortë mes të dyja skuadrave që do ta kërkojnë fitoren me çdo kusht në këtë përballje.

Drenica është në epërsi 1:0 ndaj Prishtinës 01, pasi e ka fituar ndeshjen e parë dhe me fitore eventuale, do të shpallej kampione e këtij sezoni në elitën e futsallit kosovar.

Në anën tjetër, Prishtina 01 duhet ta fitojë këtë duel për të siguruar ndeshjen e tretë, në të cilën do të përcaktohet kampioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa…