“Fyerjet e njerëzve të LV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja”

18 janar 2022 | 16:37

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish-emisarit të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk do të kalojë pa pasoja.

Sipas Selmanajt personaliteti i Grenellit është denigruar e fyer më së shumti nga siç ka thënë ai, njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ajo çka është e rrezikshme për Kosovën është që ne kemi filluar ta thjeshtojmë rolin e zotit Grenell sa ishte emisar special i zotit Trump, e kemi personifikuaa dhe jemi marrë vetëm me personin e tij, e kemi fyer duke e denigruar personalitetin e tij dhe këtë e ka bërë më së shumti Lëvizja Vetëvendosje. Mendoj që kemi bërë shumë gabim. Zoti Grenell ka qenë emisar special i Trumpit, për LDK-në këtu është parë. Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj tij ka qenë shumë fyese që unë nuk besoj se do të kalojnë pa pasoja”, ka thënë Selmanaj në “Kanal 10”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Omani ka pritur në…