Fyerjet e njerëzve të LV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja

18 janar 2022 | 08:53

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish emisarit të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk do të kalojë pa pasoja.

Sipas Selmanajt personaliteti i Grenell është denigruar e fyer më së shumti nga siç ka thënë ai, njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ajo çka është e rrezikshme për Kosovën është që ne kemi filluar ta thjeshtojmë rolin e zotit Grenell sa ishte emisar special i zotit Trump, e kemi personifiku dhe jemi marrë vetëm me personin e tij, e kemi fy duke e denigru personalitetin e tij dhe këtë e ka bërë më së shumti Lëvizja Vetëvendosje. Mendoj që kemi bërë shumë gabim. Zoti Grenell ka qenë emisar special i Trump, për LDK-në këtu është parë. Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj tij ka qenë shumë fyese që unë nuk besoj se do të kalojnë pa pasoja”, ka thënë Selmanaj në Kanal 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet video nga kamerat e vëzhgimit në mbarë botën dëshmojnë…