Gabon Chelsea, zbeh gjasat për kualifikim në Champions

09 maj 2018 | 22:50

Chelsea është ndalur vetëm me barazim me Huddersfieldin për të zbehur me të madhe gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” barazuan 1 me 1 në shtëpi me Depoitren që shënoi për mysafirët, e Alonson që realizoi për ekipin e Antonio Contes.

Me vetëm një xhiro deri në fund të sezonit, Chelsea ka 70 pikë të tubuara në pozitën e pestë. Dy pikë më shumë ka Liverpooli që është i treti. Tani Chelseat i duhet patjetër të shpresojë në humbjen e Liverpoolit në xhiron e fundit dhe të fitojë vet për të siguruar pozitën e katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BERZH ka vlerësuar pozitivisht rritjen e ekonomisë shqiptare gjatë vitit…