Galiani i Monza-s, kërkon sulmuesin e Real Madridit

23 qershor 2022 | 15:23

Pas firmës me Andrea Ranokian, skuadra e Monzës, ka arritur marrëveshjen edhe me portierin Alesio Kranjo, i cili do të vijë nga Kaliari,  në formë huazimi me detyrim blerjeje, në rast sigurimi të mbijetesës.

Kranjo do të kryejë vizitat mjekësore të hënën dhe do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Monzën, ku do të përfitojë një pagë prej 1.2 milionë eurosh në sezon, teksa me të, Adriano Galliani blindon portën, pasi bëhet fjalë për një 28-vjeçar që numëron mbi 150 ndeshje në Serinë A.

Ndërkohë, Galliani pritet të zbarkojë këtë fundjavë në Madrid, ku do të takohet me mikun e tij të vjetër, Florentino Perez. Synimi i drejtuesit të Monzës është që të marrë në huazim sulmuesin spanjoll Borha Majoral, i cili e njeh mirë Serinë A, pasi ka qenë më parë edhe pjesë e Romës.

Dëshira e spanjollit është të qëndrojë në La Liga, megjithatë Galliani do të provojë të bind Perezin për huazimin, e më pas edhe Majorallin, duke i ofruar një rol të rëndësishëm në projektin e klubit të sapongjitur në elitën e Seria A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisorja e njohur, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë sot pas…