Gani Dreshaj: Pres që në Istog të ketë prapë rivotim

19 dhjetor 2017 | 18:18

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, beson se Istogu do të shkojë edhe një herë në votim.

“Unë po dal fitues disa herë. Ka edhe të vdekur që kanë votuar dhe që jam dëmtuar unë”, ka deklaruar Dreshaj sot në emisionin “Imazh” në “RTK”.

Ai ka theksuar se ka pasur keqpërdorim të madh të votës dhe, sipas tij, për këtë janë të bindur të gjithë. “Ka pas shumë kërcënime nga të tjerët. Unë votuesit e mi nuk do t’i lë në rrugë. Ka krim të organizuar në këtë proces. Vota është e shenjtë”, ka thënë Dreshaj.

Sipas rezultateve të KQZ-së, fitues i zgjedhjeve në Komunën e Istogut është shpallur Haki Rugova i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Behxhet Shala ka bërë me dije se kryeministri…