Gani Dreshaj rizgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Istog

20 qershor 2018 | 22:50

Kryetari i Dreshaj, ka falënderuar kryesinë e degës si dhe të gjithë antarësinë e partisë për besimin e dhënë.

Postimi i plotë i Dreshajt në “Facebook”:

Qytetarë të dashur, simpatizues të Aleancës, sot në mënyrë unanime kryesia e AAK-së më rizgjodhi kryetar të degës së partisë edhe për një mandat të ri në komunën e Istogut. 

Për mua është nder i madh, por edhe përgjegjësi që bashkë me ju të ndërtojmë një model të punës, përkushtimit, sinqeritetetit e besimit në qytetin tonë të bukur. 

Dyert e partisë janë të hapura për të gjithë, për të ndërtuar të mirën, për të luftuar të keqen. 

Bashkë me mua dega e AAK-së në Istog ka të rinj e të reja që mund t’i ofrojnë shumë Istogut e Kosovës. 

Na priftë e mbara. 

G.D

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari britanik i cili shërbeu në Kosovë si paqeruajtës në…