Ganimete Musliu e kalon me sukses operimin në zemër

22 shkurt 2024 | 08:40

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kaluar me sukses operimin në zemër, ka njoftuar miku i saj Besnik Miftaraj.

“Ndërhyrja kaloj me sukses dhe tash të uroj shërim sa më të shpejtë mikesha ime”, shkroi Miftaraj në Facebook.

Musliu udhëtoi në Gjermani për t’iu nënshtruar këtij operimi, pasi që nuk kryhet në Kosovë.

Ajo ka thënë se do të tërhiqet përkohësisht nga puna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver…