Ganimete Musliu me traktor: Albin, doku edhe nëpër katune të Skenderajt që i ke lënë pa ujë
03 korrik 2022
| 15:02
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një video ku shihet duke e vozitur traktorin.
Në mbishkrimin e videos, ajo i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i vizitojë edhe fshatrat e Skenderajt, të cilët ajo ka thënë se i la pa ujë.
“Albin kur te mbarosh pune me kombanja doku edhe nëpër katune të Skenderajt qe i ke lanë pa ujë duke e largu projektin e ujit nga buxheti për vitin 2022. Këta qytetarë nuk e meritojnë të ndëshkohen politikisht”, ka shkruar Musliu
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kanë shkruar të dielën në fshatin Sopi të Suharekës ku kanë filluar korrje-shirjet e grurit.



