Garda Kombëtare e Iowa-s mbështet fuqishëm FSK-në

23 shtator 2022 | 12:18

Në kuadër të bashkëpunimit të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, një ekip ushtarak nga Iowa po qëndron për vizitë në FSK, me qëllim të ndihmës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast në kazermën “New Born” të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë në Gjilan, është duke u realizuar punëtoria e përbashkët mes FSK-së dhe ekipit të Iowa-s me automjetet luftarake-taktike ASV.

“Kjo punëtori ku po trajnohen pjesëtarët e tri regjimenteve të këmbësorisë është e fokusuar në sistemet e armëve, taktikat, teknikat dhe procedurat e avancuara të operimit me ASV, me ç’rast pjesëtarët e FSK-së po përfitojnë nga përvojat e instruktorëve ushtarakë amerikan”.

“Garda Kombëtare e Iowa-s është duke ofruar mbështetje të pakursyer në trajnime dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë Viti 2022…