Gashi e Lushtaku diskutojnë për rehabilitimin e kanalit të Ibër Lepencit

09 gusht 2018 | 12:27

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të “Ibër Lepenc”-it, Berat Lushtaku, drejtorin teknik Demë Abazi, koordinatorin Shemsi Kelmendi dhe konsulentin për çështje mjedisore Pëllumb Gjinolli.

Temë e takimit ishte prezantimi i projektit për rehabilitimin e kanalit të Ibër Lepencit, projekt ky i financuar nga kredia e Bankës Botërore.

Ky projekt synon që me anë të rehabilitimit të kanalit ekzistues të ulen humbjet e ujit, të parandalohen derdhjet e ujërave të zeza në kanal e shumë të tjera.

Po ashtu u dakorduan që mes komunës dhe Ibër Lepencit të ketë një përfaqësues të mjedisit nga komuna, që për të gjitha zhvillimet në këtë fushë, qytetarët të kenë adresën e ankesave dhe shqetësimeve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 20-vjetorin e rënies së dy prej eprorëve më të…