Gashi: Këtë vit operatori i tretë i telefonisë mobile në treg, kodi +383 funksionalizohet në fund të qershorit

17 janar 2018 | 14:08

Kreshnik Gashi, kryetar i Bordit të Agjencisë për Komunikime Postare dhe Elektronike (ARKEP), në një intervistë për “Telegraf”-in, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se kodi telefonik i Kosovës, +383 do të jetë funksional që nga 1 korriku.

Aktualisht në Kosovës funksionojnë dy operatorë mobil “Vala” dhe “IPKO” si dhe operatori virtual “Z Mobile”, por konkurrenca mund të rritet gjatë këtij viti.
Drejtuesi i “AKREP”-it, Kreshnik Gashi ka thënë se gjatë këtij viti do të përgatisin tenderin për operatorin e tretë mobilë në vend.
“Pritet të kemi edhe operator të tretë të telefonisë mobile. gjatë këtij viti do të fillojmë së bashku me Qeverinë e Kosovës përgatitjen e një ankandi apo tenderi për operatorit të tretë por do të varet nga konsultimet për shfrytëzimit të brezit por edhe operatorët në rajon për të hyrë në Kosovës. Konsiderojë se ka hapësirë për një operatorë të tretë, që do të ndikojë në rritjen e konkurrencës si dhe ofertës për konsumatorët”, deklaroi ai.

Gashi po ashtu foli edhe për gjendjen të cilën e kanë operatorët dhe ndikimet në të hyra që kanë pasur në të hyrat e tyre, përdorimi i internetit, si dhe i aplikacioneve për komunikim pa pagesë.

“Me zbulimin e Smartphone-ve, operatorët janë prekur dhe ka pasur një rënie drastike për shkak të përdorimit të madh të tyre. Kjo ka ndikuar në rajonin e Ballkanit dhe vendin tonë sepse ne e kemi një moshë relativisht të re dhe mënyra e përdorimit është më e shpeshtë. Me hyrjen e teknologjive të reja të 3G dhe 4 G në të gjithë Evropën por edhe tek ne, ka pasur rënie të hyrave të shërbimeve të zërit. Tek të dy operatorët ka pasur prekje të barabartë. Operatorët duhet të jenë të gatshëm në zhvillimin dhe përshtatjen e teknologjive të reja”, ka thënë ai.

Kryetari i Bordit të ARKEP-it ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë punuar shumë për kodin telefonik +383 dhe janë duke bërë përgatitjen përfundimtare për implementimin e plotë të tij.

“Viti 2017 është viti ku është punuar në masë të madhe për kodin +383. Afati përfundimtar kur do të filloj implementimi i kodit të Kosovës +383 është 31 qershori i këtij viti. Pra qytetarët e Kosovës, do të kenë një kod unik, do të kenë identitetin e vet”, ka treguar ai.

Gashi ka thënë se në marrëveshje me “ITU”-në për kodin telefonik është saktësuar edhe funksionimi i roamingut, duke përfshirë është shtetin e Serbisë.
“Shfrytëzimi i +383 është i lidhur edhe me funksionimin e roamingut dhe nuk do të kemi problem për të komunikuar me gjithë botën. Në Serbi funksionimin e operatorëve të Kosovës deri më tani, e kanë ndaluar në mënyrë politike. Pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe funksionimi i roamingut edhe në Serbi”, theksoi ai. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, se bashku me ekipin…