Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve antikushtetuese dhe kapjen e institucioneve të pavarura

29 prill 2024 | 13:08

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se në seancën e radhës do të diskutohet raporti i Departamentit amerikan të Shtetit që flet për Kosovën.

Gashi ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, për të cilin ka thënë se ka tendenca për kalimin e ligjeve antikushtetuese dhe kapjen e bordeve dhe ndërmarrjeve të pavarura.

“Tema që do të diskutojmë do të jetë e një rëndësie të veçantë, raporti i DASh-it. Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisja që ka disa tendenca. E para kalimi i ligjeve antikushtetuese. Tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive te pavarura që qeveria është treguar e zonja. Dhe e treta ka qenë në vazhdimësi, pengimi i LV-së që të kryhet një nga funksioni kryesor i Kuvendit, duke penguar punën mbikëqyrëse të komisioneve parlamentare. Janë gjashtë komisione hetimore që punën e tyre e kanë bllokuar”, ka thënë ai. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë së…