Gashi: Për demarkacionin duhet konsensus nacional

07 shkurt 2018 | 15:11

Kryetar i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Skender Gashi, ka bërë me dije se ky subjekt politik përkrah çdo marrëveshje me konsensus të të gjitha subjekteve politike të vendit.

Gashi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se për këtë çështje duhet të bisedohet me Malin e Zi dhe të gjendet një mes i art për të dy palët.

“Gjykata Speciale nuk është dashur të aprovohet pa e analizuar mirë se çfarë pasojash do të sillte. Konsideroj se tashmë është vonë për të ndryshuar, sepse bashkësia ndërkombëtare na kthen shpinën dhe kjo më se paku na duhet. Sa i përket demarkacionit nuk ka pas një konsensus mes partive politike dhe as transparencë, se tashme kjo do të ishte kryer. Do të duhet të bisedohet me Malin e Zi dhe të gjendet një mes i artë për të dy palët dhe të zhbllokohet liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit. PLK-ja përkrah çdo marrëveshje me konsensus të të gjitha subjekteve politike të vendit”, ka shkruar Gashi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit…