Gashi: Shqiptarët e Luginës do ta kenë vëmendjen e institucioneve të Kosovës

14 gusht 2019 | 17:46

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve të kulturës nga Lugina e Preshevës.

Në një ceremoni solemne, ai ka bërë shpërndarjen 135 titujve të librave të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit .

Me këtë rast, ministri Gashi ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë t’i mbështes të gjitha institucionet dhe bibliotekat me furnizim me libra, e me theks të veçantë institucionet shqiptare të kulturës në komunat e Luginës së Preshevës.

Ministri Gashi ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me kulturën, rinin dhe sportin.

“Si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, por vëmendja jonë është edhe për shqiptarët të cilët jetojnë në Preshevë, Medvegjës dhe Bujanovc ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, përfaqësuesit e institucioneve të Kulturës nga Kosova Lindore, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë shprehur të kënaqur që për herë të parë kanë zhvilluar një takim me ministrin e Kulturës së Kosovës, duke falënderuar Ministrin Gashi dhe institucionet shtetërore për mbështetjen qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovën Lindore.

/Epoka e re/

Gashi: Qytetarët shqiptarë në Luginën  e Preshevës, do ta kenë vëmendjen e institucioneve të Republikës së KosovësGashi: Qytetarët shqiptarë në Luginën  e Preshevës, do ta kenë vëmendjen e institucioneve të Republikës së KosovësGashi: Qytetarët shqiptarë në Luginën  e Preshevës, do ta kenë vëmendjen e institucioneve të Republikës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Hande Erçel, është një ndër emrat më…