Gashi: Stadiumi i Prishtinës në maj do të jetë i gatshëm

11 janar 2018 | 17:02

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ku është pritur nga kryetari Fadil Vokrri.

Ministri Gashi dhe kryetari Vokrri biseduan për zhvillimet në futbollin e Kosovës, për objektin në të cilin është i vendosur federata dhe për mundësinë që pronësia e objektit të kalojë nën menaxhimin e federatës. Ata po ashtu diskutuan për infrastrukturën sportive dhe investimet e shumta që po bënë MKRS-ja për të krijuar kushte të volitshme për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Ministri Gashi vizitoi FFK-në, në maj stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm

“Bashkërisht jemi pajtuar që ta procedojmë në një mbledhje të Qeverisë në mënyrë që ky objekt të largohet nga procesi i privatizimit në të ardhmen dhe i njëjti të kthehet për shfrytëzim nga Federata e Futbollit të Kosovës”, ka thënë ministri Gashi, i cili ka shtuar se do të arrihen marrëveshje tri palëshe mes MKRS-së, FFK-së dhe Komunave për investime në infrastrukturën sportive, në fusha ndihmëse, me qëllim që klubet tona të futbollit të kenë hapësirat e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre dhe futbolli të avancohet në përgjithësi. Ministri ka bërë me dije se në fund të prillit ose në fillimi të muajit maj, stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.  Gashi dhe Vokrri kanë diskutuar edhe për aspektin e menaxhimit të fushave dhe terreneve sportive.

Ministri Gashi vizitoi FFK-në, në maj stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm

“Ne për vitin 2018 kemi planifikuar si ministri ta kemi edhe një ligj të veçantë që quhet Ligji për menaxhim të objekteve sportive dhe besoj që kjo i paraprin këtij komunikimi që po e bëjmë me Federatën, me Komunat dhe me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces”, ka shtuar Gashi. Ndër të tjera, ministri Gashi dhe kryetari Vokrri diskutuan në veçanti edhe për ecuritë e procedurave rreth ndërtimit të Stadiumit Nacional dhe fazën e diskutimeve me partnerët hungarezë të cilët do të ndihmojnë përmes një kredie të butë për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm jo vetëm për futbollin por edhe për interesin e vendit tonë. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe bashkëpjesëmarrjen dy palëshe në projekte të natyrave të ndryshme të cilat kanë një rëndësi të veçantë për avancimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.

Ministri Gashi vizitoi FFK-në, në maj stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është…