Gashi: Do ta zhvillojmë taekwondon

29 janar 2018 | 10:43

Kryetari i Federatës së Taekwondos së Kosovës (FTK), Nuhi Gashi, ka thënë se janë duke punuar në maksimum që të masivizohet ky sport fisnik.

Ai e pranon se mungesa e mjeteve financier po ndikon në zhvillimin e taekwondos, edhe pse Gashi thotë se po punohet maksimalisht për ngritjen e këtij sporti.

“Jemi duke u munduar në maksimum me Ministrinë e Kulturës dhe Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, gjithashtu edhe me Federatën Evropiane Botërore që të zhvillojmë programe të ndryshme, aktivitete të ndryshme dhe në këtë mënyrë ta bëjmë masivizimin e sportit te taekwondos. Kushtet për zhvillimin e këtij sporti janë shumë të vogla, siç dihet tek ne sporti është duke stagnuar, mirëpo klubet, trajnerët secili nëpër klubet e tyre lirisht mund të them se janë duke u munduar të mbijetojnë për shkak të mungesës financiare nga shteti, por ne nuk do të ndalemi dhe do të mundohemi ta japim maksimumin tonë për ta zhvilluar taekwondon”, ka thënë Nuha për “KosovaPress”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë vetura janë përfshirë në një aksident zinxhiror që ka…