Gashi: Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, po i ofrohemi fundit të qeverisë Kurti

15 janar 2024 | 14:11

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ka nisur numërimi mbrapa për fundin e qeverisë Kurti.

Gashi ka thënë se maksimumi i mundshëm që Albin Kurti mund të jetë në pushtet, është deri tash një vit.

“Jemi në fazë delikate në të cilën po kalon vendi. Kemi hyrë në vitin e fundit të qeverisjes Kurti. Maksimumi i mundshëm deri kur mund të jetë në pushtet z. Kurti është tash një vit. Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, pra po i ofrohemi fundit të kësaj qeverisje”, ka thënë Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e Karim Benzemasë në Arabinë Saudite duket se po…