Gashi tregon se kur do të mbahet seanca për formimin e qeverisë Hoti

29 maj 2020 | 13:37

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë me dije se janë në koordinim me partnerët e kësaj partie për krijimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se pasi ta pranojnë në mënyrë zyrtare vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të vendosin që në afatin sa më të shkurtër të mundshëm ta thërrasin seancën për formimin e qeverisë Hoti

“Po presim ardhjen zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Seanca do të mbahet në afatin më të shkurtër të mundshëm”, është shprehur Gashi.

Më tutje, Gashi ka thënë se orientimisht e dinë se cilët do të jenë ministrat në qeverinë e cila pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti.

“Ministrat pritet të normalizohen sapo të vjen vendimi. Ata e dimë orientimisht se kush janë”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social "Twitter" ka fshehur një postim të presidentit amerikan,…