Gattuso: Nuk largohem nga Milani

01 gusht 2018 | 16:49

Gennaro Gattuso është i vendosur të mos largohet nga skuadra e Milanit. Mediet italiane në vazhdimësi kanë raportuar ditët e fundit se Antonio Conte do të jetë trajner i ri i Milanit për edicionin 2018/2019.

“E kam rreth meje një hije që më rrotullohet. Më shumë sesa lojtarët e mi, unë kam brenda një periudhë të gjatë, që më kujton çdo ditë, që shkruhet dhe lexohet se rrezikoj postin. Por, unë qëndroj shumë i qetë dhe qetësinë ta garanton vetëm profesionalizmi, dëshira për të punuar, fakti i mos të lënit asgjë ndaj rastësisë dhe të punosh me vullnet e përqendrim maksimal. Pastaj, fakti që për kontratat nuk jam unë ai që vendos, por drejtuesit e klubit e nënvizon fare qartë këtë rast. E rëndësishme është të shohim përpara dhe të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm. Më pas, të shohim se çfarë do të ndodhë…”, ka deklaruar Gattuso.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetarin e…