Gazetarët e BIRN fitojnë çmimin për gazetarinë për ekonomi “Ibrahim Rexhepi”

20 nëntor 2020 | 14:52

Gazetarët e BIRN Kosovës,  janë shpërblyer me çmimin e parë për storjen më të mirë në gazetarinë për ekonomi.

Emisioni “Monopoli me Dritë të Diellit – ZRRE dhe Devolli”, është vlerësuar me çmimin e parë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe OSBE.

Autori i emisionit, Visar Prebreza ka rrëfyer për punën disa mujore që është bërë në realizmin e këtij hulumtimi.

“Ky hulumtim është realizuar në një kohë para pandemisë dhe në pandemi. Është realizuar në një kohën kur krejt Prishtina ka qenë në karantinë, ne kemi punuar deri në orët e vona për t’i parë e analizuar shumë dokumente që nuk kanë qenë veç në Kosovë. Ne kemi hulumtuar edhe në Maltë për t’i parë fshehjet e bizneseve  nëpër Maltë në mënyrë që të fitojnë tarifa nxitëse”, është shprehur Prebreza.

Në këtë hulumtim kanë punuar: Visar Prebreza, Jeta Xharra, Faik Ispahiu, Dorentina Kastrati e Astrit Perani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patrullat e kompanisë “King Security” në mëngjesin e sotëm kanë…