Gazetari Berisha në Gjykatën Speciale: Si 6-vjeçar ika nga lufta, kalova mbi trupa të vdekur, pa bukë e pa ujë

27 tetor 2021 | 13:20

Gazetari Halil Berisha është duke vazhduar dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij, Berisha ka ndarë edhe një fragment që e kujton nga lufta e që asokohe ai ishte vetëm 6-vjeçar.

Berisha në Gjykatën Speciale ka treguar se si forcat serbe e kishin larguar me forcë atë dhe familjen e tij nga shtëpia dhe se ishin detyruar që të kërkonin strehim në Shqipëri.

Ai  ka treguar se si ka kaluar mbi trupa të vdekur, pa bukë e pa ujë.

“Unë ndoshta jam i ri në moshë, por edhe unë e kam përjetuar luftën. Kam qenë gjashtëvjeçar në kohën e luftës kur gjatë asaj kohe kur unë bashkë me familjen time dhe me qytetarët e tjerë jemi larguar me forcë nga banesa, nga shtëpia jonë. Jemi larguar me forcë dhe jemi detyruar që të largohemi për në Shqipëri. Kjo çfarë po them unë është më e lehta se çfarë mund të thonë tjerët. Unë si një 6-vjeçar jam detyruar me ecë drejt kufirit pa bukë, pa ujë dhe forcat serbe kanë vendosur edhe trupa të vdekur në rrugë dhe si një fëmijë 6-vjeçar është dashur që të kaloja mbi ta. Është një temë e ndjeshme për neve. Është një temë që shtjellohet çdo ditë tek ne dhe për këtë arsye kemi menduar që kjo ka interes për publikun me raportuar për këtë çështje”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me kryeministrin…