Gazetari Enis Reçica për tri ditë mbarti uniformën e ushtrisë, ja momentet e tij si ushtar

27 nëntor 2023 | 12:31

Me rastin e Ditës së Ushtrisë, gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, ka publikuar një postim, ku kujton momente të vitit 2016 me uniformën e ushtrisë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se në atë vit ishte veshur me uniformën ushtarake të shtetit tonë, për tre ditë.

Reçica thotë se “shteti ynë duhet të na obligoj – neve të rinjve, të përjetojmë regjimin ushtarak qoftë për një muaj”.

“Jetova si ushtar, plotësisht (veç luftën e gjuajtjen me armë se provuam gjatë trajnimit). Në kampin e FSK-së në Istog e përjetova atë që parapëlqeja prej kohësh. Besoj që shteti ynë duhet të na obligoj, neve të rinjve, të përjetojmë regjimin ushtarak qoftë për një muaj (mbase jo regjim si në ish-Jugosllavi). Mos e bë Zot, por 24 gjeneratat e pasluftës (dhe të tjera) nuk dinë si t’i dilet vendit në ndihmë (ushtarakisht), në rast të rrezikut – që e kemi permanent pranë kufirit verior”, ka shkruar Reçica.

May be an image of 3 people

Postimi i plotë i gazetarit Reçica:

Meqenëse jemi në Ditën e Forcës, po i rikujtoj disa momente të vitit 2016. Atë vit, isha i veshur me uniformën ushtarake të shtetit tonë, për tre ditë. Jetova si ushtar, plotësisht (veç luftën e gjuajtjen me armë se provuam gjatë trajnimit). Në kampin e FSK-së në Istog e përjetova atë që parapëlqeja prej kohësh. Besoj që shteti ynë duhet të na obligoj, neve të rinjve, të përjetojmë regjimin ushtarak qoftë për një muaj (mbase jo regjim si në ish-Jugosllavi). Mos e bë Zot, por 24 gjeneratat e pasluftës (dhe të tjera) nuk dinë si t’i dilet vendit në ndihmë (ushtarakisht), në rast të rrezikut – që e kemi permanent pranë kufirit verior.
*këso momente ushtarake ua rekomandoj të gjithëve, nëse edhe FSK bën politika të tilla “rekrutuese”
*detaje të përjetimeve të atyre ditëve i gjeni në tekstin autorial “Të jetosh si një ushtar”, i publikuar me 10.12.2016 në KlanKosova.tv (shih komentin e parë në këtë postim)

May be an image of 2 people

Në linkun poshtë keni shkrimin e publikuar nga Reçica në vitin 2016:

Të jetosh si një ushtar – Klan Kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim…