Gazetari gjerman: Rashica nuk kalon te Schalke 04  

16 qershor 2022 | 14:12

Pas rënies nga Premierliga të skuadrës së Norwichit, Milot Rashica me gjasë do të ndryshon skuadër.

Ndonëse ai po kërkohet me ngulm nga Schalke 04, gazetari gjerman ka zbuluar se Rashica nuk do të transferohet atje. Dirk Schlarmann ka shkruar se Rashica nuk do të nënshkruajë për skuadrën e Schalkes këtë verë.

“Po, Milot Rashica do të donte të rikthehej në Bundesligë. Jo, nga sot, ai nuk do të shkoj në Schalke 04. Financiarisht, një marrëveshje e tillë është përtej mundësive të Schalkes”, ka njoftuar ai në “Twitter”. Rashica ka luajtur në Gjermani edhe me herë kur ishte pjesë e Werder Bremen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në fjalën e tij në…