Gazetari pyet trajnerin e Veronas pse nuk flet për Rrahmanin

01 dhjetor 2019 | 13:36

Verona është duke zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm në Seria A, duke qenë njëkohësisht ekipi më në formë edhe sa i përket aspektit të mbrojtjes, që e ka si pikën më të fortë.

Amir Rrahmani është përshtatur në përsosmëri edhe pak më në krahë në një mbrojtje me tre, megjithëse dëshira e tij është që të luajë qendror. Në një ekip ku flitet për shumë lojtarë, pa harruar edhe Kumbullën, për Rrahmanin dëgjohet më pak, pavarësisht ndeshjeve të mira që zhvillon.

Për këtë arsye një gazetar italian i ka drejtuar pyetjen trajnerit të Veronës, Juriç, se përse nuk flet për Amir Rrahmanin. Por menjëherë ky konstatim është hedhur poshtë: “Nuk është e vërtetë që nuk po i jap hapësirë të mjaftueshme, flasim për të si gjithë të tjerët. Ne jemi të kënaqur me mënyrën sesi po shprehet në fushë”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli bashkiak në Durrës vendosi Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë…