Gazetari serb: Me sulmin në Banjskë, shteti i Kosovës e ka fituar sovranitetin në veri

27 dhjetor 2023 | 08:24

Gazetari serb nga veriu Branislav Kërstiq, duke diskutuar mbi mundësitë e nisjes së një lufte të re në Kosovë, ka thënë se kjo është një propagandë dhe se në veri nuk ka asnjë organizatë radikale, as patriotike që janë të gatshëm të bëjnë ndonje sulm në veri.

Ai tutje tha që shteti me këtë është duke e alarmuar NATO-n që duhet shtrenguar edhe njëherë duart me Vuçiqin.

“Ajo që ndodhi në Banjskë është një shfaqje e lojës, asgjë më tepër, një sulm i organizuar dhe kontrolluar nga intelegjenca ndërkombëtare”, ka thënë Kërstiq.

Ai tutje tha që me rastin në Banjskë shteti i Kosovës e ka fituar sovranitetin në veri dhe tani e kemi shtetin policor në veri të vendit.

“Jam i sigurt që shteti i Serbisë nuk do të lejojë sulmin e ardhshëm në Kosovë sepse Banjska ishte në interes të Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia e ndihmoi Serbinë të ruajë rendin kushtetues gjatë trazirave…