Gazetari shqiptar raporton nga Turqia: E pamundur të shkohet në zonat e tërmetit

07 shkurt 2023 | 20:58

Gazetari shqiptar, Ardit Hoxha ka raportuar nga Stambolli ku ekipi i Euronews Albania ka mbërritur që në orët e para të mëngjesit.

Gazetari tha se për shkak të kaosit në të gjitha linjave të avionëve dhe autobusëve drejt zonave të tërmetit, ka qenë e pamundur lëvizja në drejtim të jugut të Turqisë.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Estonisë, Margus Laidre, u largua nga Moska me…