Gazmend Syla i AAK-së: Veriu i ngjanë gjendjes së vitit 1999, këtë e solli egoja e Kurtit

06 nëntor 19:00

Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se nuk po i përgjigjen thirrjes për unitet nga ndërkombëtarët, kurse në anën tjetër kërkojnë unitet të spektrit politik në vend.

Ai thotë se policët që deri dje ishin me uniformën e Policisë së Kosovës, nga sot lirshëm mund t’i vënë maskat e dorëzat e zeza, dhe t’a drejtojnë armën kundër ish kolegëve të tyre shqiptar.

Syla shton se gjendja sot në veri ngjan asaj që ishte në vitin 1999 dhe për këtë fajtor sipas tij është kryeministri Kurti.

“Kosova mund të kthehet në protektorat ndërkombëtar sot e 100 vjet. Këtë gjendje në vend që i ngjanë gjendjes së vitit 1999, e solli vetëm egoja e një personi e çmenduria histerike e atyre që i shkojnë pas”.

Postimi i tij:

Kërkojnë unitet të spektrit politik në Kosovë e nuk i përgjigjen unitetit ndërkombëtar.

Sot, Rakiqi, që ishte ministër i tij deri dje, tha që në veri, Albini nuk ka më pushtet.

Kjo i bie cenim i rendit kushtetues, pikës 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku bëhet fjalë për ushtrim të sovranitetit në tërë territorin e Republikës.

Policët që deri dje ishin me uniformën e Policisë së Kosovës, nga sot lirshëm mund t’i vënë maskat e dorëzat e zeza, e me e drejtu armën kundër ish kolegëve të tyre shqiptar.

A do t’i zhveshin uniformat edhe udhëheqësit e gardianët e burgut në Mitrovicë? Çfarë do të ndodh me të burgosurit atje, nëse edhe këta e lëshojnë detyrën?

Si mund ta kryejnë punën efektivët e AKI, në këtë pjesë të vendit e cila iu dorëzua anarkisë totale?

Epilogu mund të jetë që EULEX apo ndonjë trupë tjetër ndërkombëtare, të merr kompetencat e institucioneve, me arsyetimin se ne nuk jemi të zot me mbajtë shtet.

E kështu Kosova mund të kthehet në protektorat ndërkombëtar sot e 100 vjet.

Këtë gjendje në vend që i ngjanë gjendjes së vitit 1999, e solli vetëm egoja e një personi e çmenduria histerike e atyre që i shkojnë pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…