GDP-ja nënshkruan marrëveshje me PSD-në e Kaqusha Jasharit

04 maj 2018 | 15:12

Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) kanë nënshkruar marrëveshje me Partinë Socialdemokrate (PSD) të Kaqusha Jasharit.

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, Kaqusha Jashari.

“Në kafe pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PSD (Partisë Socialdemokrate) dhe GDP (Grupi i Deputetëve Pavarur) për me vazhduar bashkë”, ka shkruar Jashari.

Në foton e publikuar nga Jashari shihen edhe shefi i grupit parlamentar të GDP-së, Dardan Sejdiu dhe deputeti Dardan Molliqaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, është takuar me përfaqësues…