Gëzim Mekuli në garë për të parin e Pejës nga Vetëvendosja

14 korrik 2021 | 19:00

Kritiku i mediave, mësimdhënësi nga Norvegjia dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Mekuli, informon se është “njëri nga kandidatët, brenda Lëvizjes Vetëvendosje, që do të garojnë për kryetar të qytetit të Pejës.

Ja postimi i Gëzim Mekuli në facebook:

Informim!

Të dashur,

Unë, Gëzim Mekuli, jam njëri nga kandidatët, brenda Lëvizjes Vetëvendosje, që do të garojnë për kryetar të qytetit të Pejës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të vitit 2021.

Biografia:

Kam lindur në Pejë (1966). Skollën fillore dhe të mesme e mbarova në qytetin tim të Pejës.

Në Gjermani kam studiuar gjuhën gjermane dhe shkencat politike, ndërsa në Norvegji (Oslo) studiova shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Kam magjistruar në shkencat e Retorikës vizuele në Universitetin e Bergenit në Norvegji.

Sot jam mësimdhënës në Norvegji, dhe njëkohësisht, jam bashkëpunëtor i jashtëm i Ministrisë së arsimit në Norvegji.

Jam një ndër kritikët e parë të mediave në Kosovë si dhe themelues i agjencionit të lajmeve MekuliPress.com.

Jam një ndër mbështetesit, rrugëtuesit dhe themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje brenda dhe jashtë vendit që në fillesat e saj. .

Kam shkruar dhe kam debatuar për çështjen e Kosovës edhe në shtypin norvegjez.

Jam autor i librit kritik “Mediat dhe Politika”. Në vitin 2010 kam qenë kandidat për deputet për Parlamentin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!

Të dashur,

Jetoj, punoj dhe veproj në Oslo të Norvegjisë dhe jam i gatshëm të kthehem në qytetin tim të lindjes dhe të kandidoj në zgjdhjet lokale të tetorit si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës.

Përpos gjuhës shqipe flas gjuhën angleze, gjermane, norvegjeze dhe kroate.

Jam i martuar dhe kam një djalë.

Të nderuar,

Unë pres mbështetjen nga bashkëpartiakët dhe nga qytetarët e mi të dashur e të respektuar të Pejës dhe të rrethinës.

Faleminderit!

Sinqerisht,

Gëzim Mekuli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e…