Gent Cakaj sot vjen në Kosovë t’i nënshkruajë tri marrëveshje

04 dhjetor 2020 | 08:23

 

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas takimit zyrtar do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.

“Mediat janë të mirëseardhura për të mbuluar këtë aktivitet. Do të ketë pamje dhe fotografi nga takimi, e gjithashtu, konferencë të përbashkët për shtyp, në fund të takimit. E premte, 4 dhjetor 2020, Ora: 14:00. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Italisë e ka miratuar ndalimin e udhëtimeve mes…